Google ADS

Kurti arsyetohet pse e dërgoi propozimin pa marrëveshje me LDK-në

10:06 | 20 Janar 2020
M. A.

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar, Albin Krutin për mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kurit pas këtij propozimi ka dal me një video mesazh për qytetarët.

Kurti përmes këtij vedeomesazhi ka përmendur përpjekjet e VV për të arritur një marrëveshje me LDK

“Në mbledhjen konstituive të kuvendit shkova pa marrëveshje me LDK, edhe në takimin 4 minutësh me presidentin shkova pa marrëveshje me LDK dhe tani ende nuk kemi marrëveshje për qeverinë e re”

Ai tregon se nuk e kanë pranuar propozimin e LDK-së por u kërkon të gjejnë një alternativë tjetër të pranueshme për të dy palët.

“Në nuk e kemi pranuar propozimin e fundit të LDK-së por jemi treguar të gatshëm për takime të mëtejme me synim gjejnë e alternative tjera që do të ishin të pranueshme për të dy palët”, thotë mes tjerash Albin Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme