Kurti arrin në Forumin e Prespës

10:26 | 2 Korrik 2021
V. S.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Ohër për të marrë pjesë në Forumin e Prespës për Dialog.

Ai do të jetë pjesë e një paneli ku do të flitet për sfidat dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor bashkë me kryeministrin shqiptar Edi Rama, kryeministren e Serbisë Ana Bërnabiq, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe Zoran Tegeltija nga Bosnja e Hercegovina.

Para se të marrë pjesë në diskutimet e këtij forumi ai është duke zhvilluar takime bilaterale me zyrtarët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.

Ai aktualisht është në një takim me Tanja Fajon nga Parlamenti Evropian, derisa është i shoqëruar nga Prindon Sadriu që është i ngarkuar me punë në Ambasadën e Kosovës në Maqedoni të Veriut./klankosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme