Google ADS

Kurti: Armët e gjetura në Banjskë, prodhim i Serbisë

18:45 | 28 Shtator 2023
E.G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar dëshmi se armët dhe pajisjet e tjera të përdorura në sulmin e 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës kanë prejardhje nga Serbia.

Me anë të një postimi në X, Kurti ka zbuluar se armët janë prodhuar nga një kompani në pronësi të Serbisë, shkruan Arbresh.info.

Sipas tij, nuk është e mundur hyrja e këtij arsenali armësh në Kosovë pa përfshirjen e qeverisë serbe.

“Armët dhe pajisjet e tjera të përdorura në sulmet terroriste të kësaj jave janë bërë nga prodhuesit shtetërorë serbë të armëve ushtarake. Ideja se 26 SUV ushtarake dhe një arsenal i madh i prodhuar nga shteti serb hynë në Kosovë, të gjitha pa përfshirjen e qeverisë serbe, thjesht nuk është e besueshme”, ka thënë ai./Arbresh.info.

Të ngjashme