Ish-kryeministri Albin Kurti ka dhënë për herë të parë detaje të reja për një marrëveshje të fshehtë mes Kosovës e Serbisë.
Në intervistën e parë ekskluzive që kur u shkarkua nga pozita e kreut të Qeverisë, kryetari i Vetëvendosjes në emisionin Desku në KTV ka treguar emrin e këshilltarit të Presidentit, që sipas tij, i ka thënë ish-ministrit Arben Vitia se tashmë ekziston një marrëveshje për ndarjen e Kosovës.
Duke folur për marrëveshjen e Washingtonit, Kurti tha se ajo i ka sjell shumë dëme Kosovës dhe nuk ishte e destinuar për pajtim mes vendeve.
“Kjo marrëveshje e bërë në vit elektoral, kjo marrëveshje me dy lloj zotimesh vet me veti të dy liderëve nga pikëpamja e emisarit Grenell, nuk është shumë për dy shtetet që ne mendojmë, Kosovën dhe Serbinë, por është për dy shtetet e tjera: Michiganin dhe Ohion, që janë ‘swing states’. Në Michigan ka shqiptarë e në Ohio serbë”, ka thënë ai.
Lideri i Vetëvendosjes është përgjigjur edhe në akuzat e ambasadorit Richard Grenell, se ai është anti amerikan e tha se zyrtari amerikan nuk e përfaqëson tërë Amerikën.
“Mirëpo, kur thoshte emisari Grenell: hiqeni taksën 100 për qind. ‘Në rregull’, thoja ‘ky është neo-liberal, s’do barriera askund, ndonëse në raport me Kinën mendon pak më ndryshe, po e pranojmë. Por, po e vendosim reciprocitetin. Kur tha të hiqej edhe reciprociteti gjë që e kisha dëgjuar shpeshherë, nga Vuçiqi dhe Daçiqi që thonin se reciprociteti është më i rëndë, se taksa, atëherë komunikimi ynë praktikisht u pamundësua dhe pasoi një trysni tejet e madhe me partnerin tim të koalicionit”, ka thënë ai.
Kurti në emisionin DESKU, është shprehur i bindur në fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e reja, kur do që ato mbahen e ka folur edhe për bashkëpunimin me kryeparlamentaren, Vjosa Osmani.
“Do të bëjmë çmos që t’i kemi 50 për qind e më shumë. Besoj që është e realizueshme ne bashkë me zonjën Osmani. Ama, më duhet ta them edhe një gjë: Jemi në hall, me kënd të bësh koalicion”, ka thënë Kurti.
Ndër të tjera ish-kryeministri Kurti tha se Kosova përballet me shumë sfida e këtu ka përmendur pozitën e rënduar të grave në shoqëri.
“Katërfish më shumë, burrat gjejnë vend pune krahasuar me gratë, edhe pse gratë kanë më shumë përgatitje universitare sesa burrat”.
Çfarë kanë të përbashkët njerëzit e lumtur
SHBA ka ashpërsuar sanksionet ndaj bankave dhe energjisë rus...
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas...
Rutte: NATO është e fortë, së bashku po e bëjmë edhe më të f...
Von der Leyen: Të hapur për negociata me SHBA-në për tarifat
Kurat më të mira natyrale kundër irritimit të skalpit të kok...