Kurti anulon vizitën në Austri, thërret mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

12:50 | 29 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Kryeministri Kurti anulon vizitën zyrtare në Austri, do të thërras mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Për shkak të numrit të lartë të rasteve të vdekjeve dhe të të infektuarëve me COVID 19, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka anuluar udhëtimin për në Alpbach të Austrisë, ku ishte i ftuar të marrë pjesë në Forumin Evropian Alpbach 2021.

Sot pasdite kryeministri Kurti do të thërras mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kosovës. Për orën e mbledhjes do të njoftojmë së shpejti./arbresh.info/

Të ngjashme