Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë tha se është takaur me ish-ambasadorin e OSBE-së, William Wolker.
Kurti tha se ambasadori Walker dhe OSBE-ja dokumentuan dhe dëshmuan krimet e kryera nga Serbia ndaj popullit tonë, shkruan Arbresh.info.
“Nga terreni shërbyen si një thirrje për ndërgjegjen ndërkombëtare dhe nxitën reagimin e komunitetit ndërkombëtar. Ai angazhim dhe ato dëshmi ishin katalizatorët që quan në ndërhyrjen e NATO-s.”, u shpreh Kurti.
“Puna dhe përkushtimi i ambasadorit Walker me ekipit të tij ishin thelbësore për të nxjerrë në dritë të vërtetën dhe për të siguruar mbështetjen ndërkombëtare që na ndihmojë që të arrijmë lirinë tonë.”, tha mes të tjerash Kurti.
Ai shprehu një falënderim për të gjithë anëtarët e atij misioni të OSBE-së./Arbresh.info/
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe