Kryeministri Albin Kurti në hapjen e konferencës “Java e Albanologjisë”, ka thënë se albanologjia ka shërbyer për vetëdije kombëtare dhe përpjekje për mbrojtje të të drejtave.
“Albanologjia te shqiptarët lindi si një dije aktive e luftarake, e lidhur ngushtë me vetëdijen kombëtare të popullit. Ajo ishte pjesë e përpjekjes për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e shqiptarëve në Ballkan”, ka thënë Kurti.
Sipas tij, dija fillestare albanologjike e shekujve të 18-të e 19-të ndihmoi në zgjimin kombëtar të shqiptarëve.
“Rilindësit tanë të shquar, duke nisur nga vëllezërit Frashëri e Pashko Vasa e deri te Faik Konica e Fan Noli, i shfrytëzuan arritjet shkencore të albanologjisë, për të krijuar orientimin tonë kombëtar dhe për të hedhur poshtë pretendimet jo shkencore dhe propagandën raciste të shovinistëve fqinj”, ka thënë ai.
Në edicionin e 15-të të ngjarjes, për tri ditë në pesë sesione do të paraqiten 92 studiues./rtk
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...