Me rastin e 34-vjetorit të rënies heroike së heronjve të kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, sot janë mbajtur homazhe në varrezat në Velani në Prishtinë.
Për të nderuar rënien e dëshmorëve i pranishëm ishte edhe Kryeministri Albin Kurti bashkë me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, ministrat e qeverisë dhe deputetët e Kuvendit, shkruan Arbresh.info.
Kurti u shpreh se edhe para Ushtrisë Çlirimtare të Ksovës ka pasur çlirimtarë, shkruan Arbresh.info.
“Edhe para Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka pasur çlirimtarë, edhe para dëshmorëve të luftës së fundit ne kemi pasur dëshmorë të kombit të cilët kanë qenë paravajtës të qershorit të vitit 1999.”, tha ai.
Ai tha se Afrimi dhe Fahriu janë sinonim i shprehjes “deri në frymën e fundit”.
“Punuan bashkë, vepruan bashkë për çlirim e për bashkim, për liri e drejtësi deri në frymën e fundit dhe porsi Rexhep Mala e Nuhi Berisha, 5 vjet para tyre dhanë jetën për Kosovën, për kombin shqiptar andaj sot ne i kujtojmë me shumë mall dhe shume krenari”, tha kryeministri Kurti.
“Lavdi Afrimit, Fahriut dhe gjithë dëshmorëvë të kombit.”, përfundoi Kurti./Arbresh.info/
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare