Në njëvjetorin e rënies heroike të Heroit të Kombit, Afrim Bunjaku, sot u mbajt akademi përkujtimore për nderë të tij.
Në këtë akademi përkujtimore kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova u sprovua ta mbrojë lirinë e saj, pikërisht në 25 vjetorin e çlirimit.
Sipas tij, një vit më parë, shteti i Kosovës u përball me sfidën më të rrezikshme, siç ishte sulmi terroristë në Banjskë të Zvecanit, raporton Arbresh.info.
Gjatë këtij viti, populli i Kosovës ka shënuar 25 vjetorin e çlirimit. Pikërisht në 25 vjet të lirisë, u sprovuam për ta mbrojtur lirinë e fituar. Një vit më parë, Kosova u përball me sfidën më të rrezikshëm. Mëngjesin e hershëm, një grup terroristësh të financuar nga Serbia, kryen një akt agresori me synim të qartë, aneksimin e veriut. Ky grup hasi me një patrullë policore, ku e sulmuan me minë rreshterin Afrim Bunjaku”, tha Kurti.
Tutje, Kurti tregoi se atë mëngjes të kobshëm, rreshteri Bunjaku ishte shef i ndërrimit në Zveçan.
“Afrimi me kolegë u nisën, ku dy orë më pas, ajo ngjarje u shndërrua në skenë krimi. Kolegu Mirsad Kryeziu arriti ta tërheqë trupin e Afrim Bunjakut. Ai vdiq në krye të detyrës, duke u kthyer në hero të popullit tonë. Kur u vra Afrimi ishin nëntë zyrtarë policor gjithsej. Afrimi si zakonisht printe me guxim, sepse ishte i guximshëm, u vra sepse nuk donin të pësonin më të rinjtë se ai”, theksoi Kurti ndër të tjera.
Sipas të parit të Qeverisë, aksioni i Policisë së Kosovës nuk përfundoi aty.
“Nga hartat e grupit terrorist u zbulua që ishte një luftë më e gjatë dhe më e gjerë. Xhirimet e bëra me dron zbuluan se ishte Milan Radoiçiq, ku prej vitesh kishte zbatuar urdhra nga Beogradi. Që nga ajo ditë Radoiçiq është kërkuar nga organet e Kosovës. Aktakuza e ngritur, është një denoncim ndaj një tentative të dështuar për aneksimin e veriut të Kosovës. Ne e dimë kush janë autorët e sulmit në Banjskë. Serbia duhet të përgjigjet dhe të bashkëpunojë me Kosovën për nxjerrjen para drejtësisë”, u shpreh Kurti. /Arbresh.info/
Ambasadori Dugolli: I trishtuar nga sulmi i tmerrshëm terror...
Të shtëna me armë në Mal të Zi, raportohet për disa viktima
Nga sot energjia elektrike në Maqedoni më shtrenjtë për 0.92...
Trump reagon ashpër pas tragjedisë në New Orleans
Veriu s’gjeti qetësi as në 2024-ën, sfidat për autoritetet e...
“Shumë të egra janë”, banorët komentojnë sjelljet e Drenushë...