Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar në Berlin se nuk do të ketë asociacion në baza etnike.
Ai duke folur para gazetarëve pas Samitit të Ballkanit Perëndimor, ka theksuar se vetë Serbia nuk është e gatshme që të krijojë asociacione komunash.
“Komunitete ka edhe në Serbi. A është Serbia e gatshme të ketë bashkësi komunash ku shumica e popullsisë janë shqiptarë, rumunë, hungarezë, boshnjakë etj? Nuk mund të kërkosh diçka nga dikush tjetër dhe këtë nuk e bën në shtëpinë tënde”, është shprehur Kurti, transmeton klankosova.
Sa i përket Asociacionit të Komunave Serbe ai ka përsëritur qëndrimin se nuk ka kaluar në Gjykatën Kushtetuese.
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...