Kurti: 56 për qind e qytetarëve i besojnë qeverisë tonë

10:35 | 22 Nëntor 2023
L G

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti tha se Administrata Publike dhe shteti republikanë i japin kuptim njëra-tjetrës.

Kurti thotë se qeveria e tij ka bërë reforma në Administratë Publike, duke sjell kështu përmirësim edhe në jetën e qytetarëve, raporton Arbresh.info.

Këtë deklaratë Kurti e bëri në konferencën ‘KosovaPar2023’, ku bëhet fjalë për të ardhmen e Administratës Publike, për fleksibilitetin, stabilitetin dhe digjitalizimin e saj.

“Administrata Publike dhe shteti republikan ja japin kuptimin njëri- tjetrit. Ajo është prioritet i qeverisë tonë. Një administratë është çelësi i të gjithë reformave tjera. Administrata Publike është reforma që mundëson reforma të tjera. Ajo sjell përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë dhe integrimin evropian e euroatlantik. Qeveri është duke punuar me ekspert ndërkombëtar. Është bërë shumë punë e madhe në Ligjin për zyrtarët publik dhe Ligjin për pagën e zyrtarëve publik”, tha Kurti.

I pari i Qeverisë tha se këtij pushteti i besojnë mbi 50 për qind e qytetarëve të Kosovës.

“Kemi kaluar nga një gjendje kaotike që rregullonin nga 58 akte që rregullonin pagat në vetëm një ligj gjithëpërfshirës. Nga 160 shtesa e bonuse të ndryshme në vetëm 15 shtesa mirë të definuara mirë e me kritere e procedura të qarta… 56 për qind e qytetarëve i besojnë qeverisë”, tha Kurti.

Të ngjashme