Në një komunikatë të dërguar nga Zyra për Komunikim publik, tregon se Kryeministri Kurti ka marrë pjesë në një organizim për Ditën Botërore të Habitateve.
Në fjalën e tij, në ngjarjen e organizuar nga UN Habitat, vëmendje e veçantë iu kushtua qyteteve dhe kapaciteteve që kanë ato në reduktimin e nivelit të emetimeve të karbonit, ndërsa prodhimi i energjisë, transporti dhe ngrohja individuale u theksuan si kontribuuesit më të mëdhenj në emetimin e gazrave.
“Është e domosdoshme që ne të ndërmarrim hapa konkret në reduktimin e nivelit të lartë të ndotjes së ajrit që kemi në qytetet tona, i cili ndikon në shëndetin e qytetarëve tanë me vdekje të parakohshme dhe cilësi të dobët të jetës”, tha kryeministri Kurti.
Ai theksoi se qytetet që kemi sot ofrojnë mundësi të shumta që të reduktojmë nivelin e dioksidit të karbonit dhe në të njëjtën kohë të përmirësojmë standardet e jetesës, duke bërë qytetet tona të shëndetshme dhe me ekonomi të qëndrueshme.
Kryeministri gjithashtu tha se me mbështetjen financiare nga Bashkimi Evropian dhe partnerët tonë ne mund të zhvillojmë një sistem të transportit publik më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm.
“Kjo do të na ndihmojë të ulim emetimet, të përmirësojmë cilësinë e ajrit, zhurmën, shëndetin, mirëqenien, të zvogëlojmë bllokimet dhe të krijojmë vende pune me cilësi të lartë,” shtoi ai.
E hëna e parë e tetorit të çdo viti është përcaktuar nga Kombet e Bashkuara për shënimin e Ditës Botërore të Habitateve, që këtë vit u shënua me temën “Përshpejtimi i aksioneve urbane për një botë pa karbon”.
Qëllimi i kësaj dite është reflektimi mbi gjendjen e habitateve tona dhe mbi të drejtën themelore të të gjithëve për strehim adekuat dhe si përkujtim për fuqinë dhe përgjegjësinë që kemi në formësimin e të ardhmes së qyteteve dhe qytezave tona.
Kontribuuesit tanë më të mëdhenj në emetimin e gazrave serë, mbeten ngrohja individuale, prodhimi i energjisë dhe transporti.
“Ajo çfarë na nevojitet që të kemi sukses, është të kemi koordinim të ngushtë të nivelit qendror dhe atij lokal, si dhe në bashkëpunim me partnerët tonë. Derisa nga niveli qendror mund ofrohet mbështetje në projektet madhore, në nivelin lokal, në bashkëpunim me komunitetin, mund të merren veprime të menjëhershme. Sipas një studimi rreth 53% e ndotjes së ajrit te ne, vjen nga amvisëritë, që djegin qymyr për ngrohje”, citohet të ketë thënë Kurti. /arbresh.info/
Sot seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë
Moti sot i vranët dhe me shi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...