Kurti: 50 mijë të regjistruar për votim nga mërgata

23:08 | 19 Dhjetor 2024
Q L

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njofton se sot është arritur shifra prej 50 mijë qytetarësh të regjistruar nga mërgata për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.

“Ndërkohë, kanë mbetur më pak se 7 ditë deri në afatin e fundit, 26 dhjetor 2024, kur mund të regjistroheni për të votuar.”, tha Kurti në Facebook.

“Pa regjistrim nuk do të mund të votoni, andaj bëjeni sa më parë dhe mos e lini për momentet e fundit”

“Nga çdo cep i botës ku je, hidhe votën për atdhe” është mesazhi që Kurti e përmbyllë postimin duke bërë thirrje për t’i mobilizuar të gjithë mërgimtarët që të kontribuojnë në procesin zgjedhor, duke përfituar nga mundësia për të bërë ndryshimin që ata dëshirojnë./Arbresh.info/

Të ngjashme