Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar aktivistin politik dhe luftëtarin e lirisë, Behajdin Allaqi i cili është i është i zhdukur në rrethana të pasqaruara 25 vite më parë.
Kurti ka thënë se nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur me të dhe deri me sot nuk është gjetur as trupi i tij, përcjell Arbresh.info.
“U bë një çerekshekulli prej kur është zhdukur Behajdin Allaqi, aktivisti politik dhe luftëtari i lirisë! Teksa shënojmë ditët e çlirimit të qyteteve tona dhe të vetë Kosovës në qershor të vitit 1999, sot janë bërë 25 vite nga dita e 11 qershorit 1998, kur ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Behajdin Allaqi u zhduk në rrethana të pasqaruara plotësisht. Që nga atëherë nuk dihet saktësisht çfarë ka ndodhur me të, siç deri sot nuk është gjetur as trupi i tij”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook.
Tutje, Kurti bënë të ditur se Allaqi ka marrë pjesë në mbledhjet dhe proceset e rëndësishme që themeluan UÇK-në.
Ai shtoi se Allaqi është arrestuar më 1 gusht 1993 nga autoritetet jugosllave dhe u dënua me dy vjet e tre muaj burgosje, ntë cilat i vuajti në Burgun e Dubravës.
“Shok në angazhimin e tij politik me figura të njohura si Afrim Zhitia, Fadil Vata e Ukshin Hoti, Behajdin Allaqi ishte anëtarë i organizatës Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës. Si anëtarë i LPRK-së (LPK-së), Behajdini kishte marrë pjesë në mbledhjet dhe proceset e rëndësishme që themeluan dhe i dhanë formë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për shkak të aktivitetit të tij patriotik, Behajdini u arrestua më 1 gusht 1993 nga autoritetet jugosllave dhe pas një procesi gjyqësor, më 11 nëntor, bashkë me katër shokë u dënua nga Gjykata e Qarkut në Prizren, me dy vjet e tre muaj burgosje, të cilat i vuajti në burgun e Dubravës”, shkroi Kurti.
“I diplomuar për filozofi dhe sociologji në Universitetin e Prishtinës, Behajdin Allaqi e vazhdoi punën e tij si profesor në gjimnazin e Prizrenit deri më 1998, kur ky themelues i UÇK-së edhe e veshi uniformën e kësaj ushtrie popullore. Në një periudhë kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte në ngritje dhe strukturim e sipër dhe kur UÇK-ja kishte shumë nevojë për profilin e tij prej aktivisti me mendim të mirëformuar politik dhe prej luftëtari idealist e patriotik, Behajdin Allaqin e zhdukën duke e lënë përherë në mbërje jetën e tij prej çlirimtari”, shkroi Kurti.
“Në kujtim të veprës së lavdishme të heroit të lirisë së Kosovës, Behajdin Allaqit!”, mbyll shkrimin Kurti.
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...