Kryeministri i Kosovës , Albin Kurti në 25 vjetorin e masakrës së Reçakut tha se në kronologjinë e masakrave të kryera nga Serbia, kjo masakër është më e hershmja.
Ai tha se më i riu nga të masakruarit ishte një 14 vjeçar.
Kurti tha se 25 vite më parë se Serbia ka aktivizuar gjithë aparatin e saj shtetëror për të mjegulluar dhe mohuar masakrën e Reçakut.
Kryeministri Kurti tha se masakra Reçakut është e dëshmuar nga banorët, nga ushtarët e UÇK-së si dhe nga ambasadori William Walker nga video e fotografi.
“Masakra e Reçakut është dëshmuar nga banorët e Reçakut të cilët e përjetuan”, tha ai.
Ai tha se masakra e Reçakut është dëshmuar si krim kundër njerëzimit.
“Kosova dhe populli i saj nuk i fal krimet e kryera gjatë luftës e as në Reçak”, tha Kurti./Arbresh.info/
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi
Ndodh mes dy banoreve, puthen në buzë Gresa dhe Drenusha