Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka shkruar sërish për nder të shënimit të 25-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.
Me anë të një postimi në Facebook ai tha se çlirimi i Kosovës nuk do të arrihej pa aleatë e miq, shkruan Arbresh.info.
Kryeministri shtoi se marrëdhëniet e mira më Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me popujt evropianë dhe Bashkimin Evropian do të vijojnë dhe më tutje.
“Sonte bëhen 25 vite prej kur Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior – NATO, filloi ta bombardonte Jugosllavinë, si kundërpërgjigje reaguese ndaj luftës agresive që Serbia po e zhvillonte në Kosovë që prej fillimit të vitit 1998”, shkroi Kurti.
“Pa aleatë dhe miq nuk do të çliroheshim asokohe. Me aleatë dhe miq ecim përpara vazhdimisht. Gjatë këtyre 25 viteve, populli dhe shteti i Kosovës i kanë thelluar, zgjeruar dhe intensifikuar marrëdhëniet e mira dhe lidhjet e forta me popullin amerikan dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me popujt evropianë dhe Bashkimin Evropian. Kjo do të vijojë kështu edhe më tutje, sepse ne ndajmë të njëjtat vlera e interesa dhe sepse kemi vizione e synime të përbashkëta politike dhe gjeostrategjike”, shtoi ai.
“Bombardimet e NATO-s mbi Jugosllavi nga 24 marsi deri më 10 qershor 1999, e kanë bërë Kosovën një kapitull më vete dhe tejet të rëndësishëm në historinë e NATO-s. Andaj natyrshëm dhe pashmangshëm, Kosova duhet të bëhet edhe pjesëmarrëse aktive në historinë e NATO-s, duke u anëtarësuar në këtë aleancë. Kjo është aspiratë e Republikës së Kosovës që duhet realizuar: sa më shpejt, aq më mirë! “, tha mes të tjerash Kurti.
“Për NATO-n në Kosovë dhe për Kosovën në NATO!”, përfundoi ai./Arbresh.info/
ATK: Të hyrat tatimore mbi 90 milionë euro më shumë këtë vit
Policia e Kosovës shpërndau dhurata për fëmijët edhe në Gjil...
Ministri Peci shpalos të arriturat e ministrisë së Bujqësisë...
Hamza takon ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, diskutojnë për ...
Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet për Ligjin e g...
SPAK njoftim zyrtar për Erion Veliajn, i përgjigjet për kall...