Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se për pesë muajt e parë të këtij viti, mbi 7 mijë pasaporta RKS, 6.8 mijë letërnjoftime dhe 1.1 mijë patentë shoferi janë lëshuar në komunat me shumicë serbe.
Me anë të një postimi në X, Kurti theksoi se viti 2024 është vit i integrimit, përcjell Arbresh.info.
“2024 është viti i integrimit. Vetëm në pesë muajt e parë, mbi 7 mijë pasaporta RKS, 6.8 mijë letërnjoftime dhe 1.1 mijë patentë shoferi janë lëshuar në komunat ku komuniteti serb përbën shumicën. Shndërrimi i patentë shoferëve ilegale në RKS po vazhdon dhe po shkon shumë mirë. Po ashtu, 159 biznese të reja janë regjistruar në zyrat e sapohapura të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në katër komunat në veri të Kosovës. Ky është rezultat i punës konstruktive mes qeverisë dhe qytetarëve tanë, dhe bindjes së përbashkët se një vend i bashkuar është një vend i fortë”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info
2024 is the year of integration.
In just the first five months, over 7k RKS passports, 6.8k IDs, and 1.1k driver’s licenses have been issued in municipalities where the Serb community constitutes a majority. The conversion of illegal driver’s licenses into RKS ones is continuing…
— Albin Kurti (@albinkurti) June 9, 2024
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat