Google ADS

Kurti: 2024-ta është certifikata e suksesit e Ndërmarrjes Publike “Ibër Lepenc”

15:43 | 3 Janar 2025
E.K

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar arritjet e Ndërmarrjes Publike “Ibër Lepenc” duke e cilësuar vitin 2024 si “certifikatën e suksesit” për këtë ndërmarrje.

Ai theksoi se “Ibër Lepenc” ka menaxhuar në mënyrë të shkëlqyeshme dëmin e shkaktuar nga sulmi terrorist i 29 nëntorit dhe ka arritur ta rehabilitojë plotësisht kanalin e dëmtuar brenda një periudhe të shkurtër prej një muaji.

“Kjo ndërmarrje përveçse arriti ta menaxhojë në mënyrë të shkëlqyeshme dëmin e shkaktuar nga sulmi terrorist i 29 nëntorit dhe ta rehabilitojë plotësisht brenda një muaji kanalin e dëmtuar, ajo vitin pritet ta përmbyll me rreth 1.6 milionë euro fitim neto nga 2.9 milionë euro humbje sa ishin regjistruar në fund të vitit 2021”, tha ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme