Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar 23 vjetorin e sulmit terroristnë Kullat Binjake në Nju Jork ku ka bërë homazhe për viktimat dhe ka kujtuar kujtuam familjet e viktimave.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se 11 shtatori na kujton për rrezikun e terrorizmit, për globalitetin e këtij rreziku dhe pasojat e tij. Në këtë rast, ndër pasojat ishin jetët e 2977 njerëzve, ndër ta edhe tre shqiptarë, dhe dhimbje për mijëra e miliona të tjerë, shkruan Arbresh.info.
“Sot, para 23 vjetëve, e kuptuam me mosbesim se një aeroplan pasagjerësh po përplasej në Kullat Binjake në Nju Jork. Aeroplani i dytë, pak minuta më vonë, e vërtetoi faktin që nuk donim ta pranonim: nuk ishte aksident. Simbolet e fuqisë botërore, qendrat e financave, u mbushën me tym dhe rrënoja. Njerëzit që e kuptuan se do të vdisnin, linin porosi lamtumire për të dashurit e tyre.”, ka shkruar Kurti.
“Amerika, fuqia më e madhe botërore, ajo që kishte ndihmuar Kosovën të kishte paqe pak vite më parë, ishte sulmuar. Realitetit dhe kahjes së historisë i duhet vetëm një ditë për të ndryshuar. Në këtë ditë rutinat dhe ritmi i jetës amerikane, që nënkuptonin paqe, ishin thyer.”, ka shtuar ai.
“11 shtatori na kujton për rrezikun e terrorizmit, për globalitetin e këtij rreziku dhe pasojat e tij. Në këtë rast, ndër pasojat ishin jetët e 2977 njerëzve, ndër ta edhe tre shqiptarë, dhe dhimbje për mijëra e miliona të tjerë.”, theksoi ai.
Shefi i Qeverisë tha se 11 shtatori ishte sulm ndaj Amerikës dhe ndaj çdo demokracie.
“11 shtatori ishte sulm ndaj Amerikës dhe ndaj çdo demokracie, ndaj kujtdo që beson në paqe dhe drejtësi. Ishte gjithashtu një alarm për të gjithë që lufta kundër terrorizmit është një luftë e përbashkët, që na kërkon e na takon të gjithëve sepse askush nuk është i kursyer.”, u shpreh Kurti./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...