Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Sami Kurteshi, ka theksuar se caktimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, është dashur të ndodhë menjëherë pas certifikimit të zgjedhjeve.
Ai ka thënë për televizionin publik se “nëse do të bëhej kjo gjë dy javë më herët, do të ishte një bazë e mirë për të besuar në transparencën e institucionit të Presidentit”.
“Nëse do të thirrej seanca ato ditë, do të ishe qetësim i situatës dhe opinionit. Nuk do të kishte përpjekje për krijimin e një kuazi – krize, me kryefjalën e këtyre dy tri javëve, numrat”, ka shtuar Kurteshi.
Ai ka folur edhe për mungesën e VV-së në takimin e thirrur nga shefi i shtetit sot, duke theksuar se anshmëria që e ka treguar presidenti, ka qenë arsyeja se pse nuk kanë marrë pjesë në këtë takim.
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...