Google ADS

Kurteshi: Pse të paguaj rrymën për qytetarin e veriut që më ka vrarë shokun?

10:51 | 18 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Deputeti i VV-së, Sami Kurteshi ka parashtruar sot disa pyetje në Kuvend për Bordin e Zyrës së Rregullatorit të Eenergjisë Elektrike.

Kurteshi ka kërkuar të dijë se përse ai duhet të paguaj energjinë elektrike të shpenzuar nga një qytetar në veri që i ka vrarë shokun, shkruan arbresh.info.

“Pse jam përgjegjës që të paguaj për një qytetar në veri që ka vrarë shokun tim? Cila marrëveshje ndërkombëtare më detyron ta paguajë rrymën e dikujt. Nuk ka asnjë marrëveshje ndërkombëtare që më detyron që si taksapagues të paguaj taksën dhe rrymën  e dikujt tjetër, çdo marrëveshje e tillë është e kundërligjshme dhe shkel të drejtat e njeriut”, është shprehur Kurteshi.

Ai ka kërkuar nga ZRrE të dijë se përse nuk e ka bërë publike faturimin e energjisë elektrike të shpenzuar në veri për pjesën tjetër të qytetarëve të Kosovës.

Sipas tij, duhet të bëhet kompensimi i qytetarëve për këto pagesa dhe i KEDS-it për humbjet nga mospagesa e energjisë elektrike në veri./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme