Kurteshi nga Gjilani: Erdhi dita, urime fitoren

20:07 | 6 Tetor 2019
Arbresh Info

Pranë selisë së VV-së në Gjilan janë mbledhur tashmë simpatizantët e kësaj partie.

Anëtari i kryesisë së kësaj partie në Gjilan, Ismajl Kurteshi, ka falënderuar qytetarët, sepse, sipas tij, ata janë meritorë për fitoren.

Siç po e shihni ne po e festojmë fitoren sepse erdhi dita. VV-ja me Albin Kurtin në krye do ta formojë qeverinë dhe do ta bëjë ndryshimin. Falënderojmë qytetarët, besimin e tyre do ta kthejmë me punën. Ua urojmë fitoren qytetarëve”, ka thënë ai.

Vetëvendosja tashmë ka filluar festën në disa komuna të Kosovës. /Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme