Kurteshi: Nëse PAN-i na mban të bllokuar, do të kërkojmë zgjidhje të tjera

10:02 | 24 Gusht 2017
Arbresh.info

Deputeti i VV-së, Ismajl Kurteshi ka thënë se nëse PAN-i vazhdon të mbajë të bllokuar formimin e institucioneve, VV do të shkoj me propozime alternative.

Kurteshi tha se sot do të duhej të konstituohet Kuvendi dhe të bëhet zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, shkruan arbresh.info.

“PAN nuk po i kryen obligimet e veta. Ne qëndrojmë mbas idesë se nëse PAN-i insiston t’i mbaj të bllokuar ne do të shkojmë me propozime alternative”, është shprehur Kurteshi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme