Kurteshi: Kryesitë e bashkësive fetare duhet të kontrollojnë çfarë ligjërohet

11:50 | 29 Nëntor 2017
arbresh.info

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, thotë se prijësit fetar duhet të kenë planprograme të ligjërimit, raporton arbresh.info.

“Kryesitë e bashkësive fetare duhet të kontrollojnë çfarë ligjërohet dhe të përdorin shpërblimet dhe ndëshkimet,” është shprehur Kurteshi gjatë diskutimit të Projektligjit për Liritë Fetare në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, duhet të ndalohen kurset e palicencuara dhe të ndalojnë përhapjen e urrejtjes ndërfetare përmes ligjërimeve të ndryshme.

Në këtë seancë u propozua që të përcaktohet numri pa të cilin nuk mund të regjistrohen bashkësitë fetare dhe për financimin e feve. Aty u përmend edhe emërtimi i kishës ortodokse të Kosovës e që në Ligjin aktual sipas deputetëve ka një emërtim të gabuar./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme