Anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi ka akuzuar komisionin lidhur me shkeljet që sipas tij u janë bërë votuesve të jashtë vendit.
Kurteshi në një konferencë për media tha se KQZ ende nuk e ka gati listën përfundimtare të votuesve nga jashtë edhe pse ka kaluar afati, raporton arbresh.info
Sipas tij kjo është një ndër shkeljet më të rënda.
“Qëllimi i konferencës është nxjerra e fakteve dhe transparenca e gjendjes së krijuar në lidhur me votimin jashtë vendit. Nga numri i madh i aplikimeve të KQZ nga jashtë ende nuk e kemi listën përfundimtare të rregulluar, te tregojnë saktë sa aplikues janë pranuar, sa refuzuar dhe si ka kalu procesi i verifikimit përmes telefonit, mesa e dimë nuk ka përfunduar ende. Nga sot është dashur të fillohet me votimet jashtë vende, KQZ askund nuk është e pagatitur dhe ka shkel këtë afat, dhe kjo është një ndër shkeljet më të rënda”, tha Kurteshi.
Tutje ai shtoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka cenuar të drejtën për votim qytetarëve të Kosovës të cilët jetojnë jashtë vendit.
“Vonesat për publikimin e listave janë evidente, ata nuk mund ta dinë se kush është certifikuar dhe kush jo, ne nuk e dimë saktë sa njerëz janë telefonuar, a ka pasë gabime ose lëshime dhe me gjasë ka pasë. KQZ si organ legjitimues për procesin e votimit i ka kaluar të gjitha afatet ligjore, këto bëjnë më dije se KQZ ka kaluar në një rrafsh të kryerjes së veprave penale. Njëra vepër është cenimi i të drejtës për ushtrimin e mjetit juridik, qytetarëve nga jashtë u është cenuar e drejta për votim. Kjo është shkelur”, tha Kurteshi./arbresh.info/
Media italiane: Shqipëria mes destinacioneve evropiane që nu...
Austri, mijëra protestues kundërshtojnë formimin e një qever...
Ish-lideri skocez: Elon Musk është një nga njerëzit më të rr...
Kurti mbledh ministrat
Pacolli uron një të premte të këndshme nga Dubai
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju