Ismajl Kurteshi deputet i Lëvizjes Vetëvendosje i cili foli në emër të Grupit Parlamentar tha se edhe pas 131 viteve të hapjes së mësonjëtores së parë shqipe arsimin e kemi në një gjendje e cila lë shumë për të dëshiruar.
Ai i dha vërejtje ministrit të arsimit Shyqiri Bytyqi për mos ardhje në mbledhje të Komisionit duke thënë se edhe pse e ka konfirmuara ardhjen një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Kurteshi deklaroi se anëtarët e bordit të AKA-së janë shkarkuar nga detyra pa u intervistuar dhe kontaktuar fare.
Ai ka thënë se nga këto gabime ministri dhe të tjetër që janë involvuar në këtë proces duhet të marrin mësim sepse pasojat mund të jenë të mëdha.
“Ministri ka deklaruar se asnjë student nuk do të ketë problem me diploma dhe regjistrim jashtë vendit ndërsa drejtorit i EQAR ka deklaruar se do të kërkohen procedura shtesë”, ka thënë ai.
Sipas tij ministri sot është i obliguar të përgjigjet para opinionit pse është shkarkuar ky bord dhe cilat kanë qenë kriteret për përzgjedhjen e anëtarëve të ri të bordit.
“Shkodra Elektronike” në Podcast me Ramën: Fitor...
Rama ndan pamjet: Turistët në kodrat e mrekullueshme të Kara...
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes
25 vjet pas, sfidat e Institutit për Krimet e Kryera gjatë L...