Deputeti i Vetëvendosjes Sami Kurteshi ka thënë sot se KEDS-i ka fituar në kurriz të qytetarëve të Kosovës me faturimin e energjisë elektrike të shpenzuar në katër komunat serbe në veri për pjesën tjetër të Kosovës.
Kurteshi ka deklaruar se në këtë drejtim ka vepra penale, shkruan arbresh.info.
“KEDS fiton në kurriz të qytetarëve të Kosovës dhe këtu ka vepra penale”, ka thënë Kurteshi gjatë mbledhjes së Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me Raportin me rekomandime të Avokatit të Popullit, në lidhje me faturimin e energjie elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës.
Ndërkohë, avokati i Popullit, Hilmi Jashari tha se kanë kërkuar nga ZRrE që të ndërpritet vendimi i vitit 2012 dhe qytetarët e Kosovës të kompensohen për mjetet që u janë marrë për shpenzimin e energjisë elektrike në veri./arbresh.info/
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...