Është mbajtur sot protestë për gruan rome e cila dje u pretendua se është person i rrezikshëm për fëmijët, raportime që quan në një sulm fizik ndaj saj.
Kjo protestë ishte e thirrur nga deputeti i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, shkruan arbresh.info.
Thirrjen e kësaj proteste, deputeti Kurteshi, e ka bërë përmes një postimi në Facebook, në një protestë të cilën ai e ka quajtur kundër homofobisë.
Kurteshi me këtë rast tha se gruas së sulmuar iu është cënuar dinjiteti njerëzor.
“Ky rast nuk ka asnjë bazë, sepse është brutal. Kjo grua është e komunitetit rom, dhe iu është cënuar dinjiteti njerëzor, dhe se dinjiteti njerëzor është vlera e njeriu”, deklaroi Kurteshi.
Gjithashtu, për këtë rast ka reaguar edhe KMDLNj, që sipas tyre pa asnjë arsye dhe pa asnjë faj iu nënshtrua një degradimi dhe linçimi publik me ç’rast, në Lipjan iu rrezikua jeta nga një grup huliganësh që, përveç se e fyenin në baza racore, e gjuanin me gurë duke ia rrezikuar jetën./arbresh.info/
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...