Nënkryetari i LDK-së që ishte edhe shef i shtabit zgjedhor të kësaj partie në zgjedhjet e 6 tetorit, Lutfi Haziri ka reaguar ndaj deklaratave të Ismajl Kurteshit që i kishte kërkuar dorëheqjen atij pas rezultateve të zgjedhjeve në Gjilan.
Haziri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Ismajl Kurteshin e ka mundur tri herë në Gjilan dhe sipas tij ai nuk ka të drejtë të kërkojë dorëheqjen e tij.
“Njeriun që e kam mundur tri herë në garë direkte nuk ka drejtë të më kërkojë dorëheqjen. E kam mundur atë dy herë si kandidat të PDK-së e një herë si kandidatë të Vetëvendosjes”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Haziri ka thënë se e kupton Kurteshin pse ka kërkuar dorëheqjen por sipas tij duhet të ndahet gara për zgjedhje lokale me ato të nivelit qendror.
“Vetëm nëse kandidon [Ismajl Kurteshi] zotin Kurti për ta bërë kryetar të Gjilanit, ndryshe nuk ka të drejtë [të kërkojë dorëheqjen]”, tha ndër të tjera Lutfi Haziri.
“Trepça” largon nga puna dy punëtorë, kryen shkelje të rënda...
Erza Muminoviq e bronztë në Kampionatin Evropian të Xhudos U...
Rama: Nëntori i festave vjen me ngjyrat kuqezi në shkollat t...
Rumania kundërshtari ‘problematik’ i “Dard...
Haradinaj premton: Paga mesatare në shëndetësi do të jetë 1 ...
Futbollistët “Dardan” që lanë gjurmë në ekipet e tyre muajin...