Google ADS

Kurteshi: Arrestimi i deputetëve në kundërshtim me ligjin, kërkojmë lirimin e tyre

13:21 | 25 Nëntor 2017
Arbresh.info

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi në një konferencë për medie ka thënë se deputetët e arrestuar dje, para se të lëshohej flet arresti për ta kanë bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë që të përjashtohet trupi gjykues i udhëhequr nga gjyqtari Beqir Kalludra.

“Ne kemi fakte dhe argumente që e dëshmojnë  se ky trup gjykues nuk mund të jetë i paanshëm në këtë rast. Kërkesa për përjashtim është dorëzuar më 22 të këtij muaji dhe pa marrë ende asnjë përgjigje gjykatësi Beqir Kalludra pa pritur asnjë vendim një ditë më vonë ka lëshuar flet arrestin për deputetët tonë”, ka thënë ai, shkruan arbresh.info.

Kurteshi, ka thënë se veprimi i tillë i gjyqtarit Kalludra përbën vepër penale në lëshimin e flet arrestit me gjithë kërkesën e deputetëve për përjashtim të trupit gjykues.

“Ne konsiderojmë se vendimi për arrestim është në kundërshtim me ligjin dhe kërkojmë lirimin e menjëhershëm për deputettë tonë nga paraburgimi dhe të merren masa ndaj Beqir Kalludrës”, ka thënë ai./arbresh.info/

Të ngjashme