Google ADS

Kuriri serb bënë propagandë, shkruan kinse Ramush Haradinaj po përgatit sulm kundër serbëve në Kosovë

10:08 | 13 Prill 2017
Arbresh.info

Portali serb Kurir ka vazhduar me shkrimet e tij kundër vëllezërve Haradinaj, kësaj here duke thënë se se është duke u përgatitur një sulm kundër civilëve serb të Kosovës në rast se Ramush Haradinaj ekstradohet nga Franca në Serbi, përcjell Indeksonline.

Portali serb shkruan sot se që gjoja sipas informatave që ka, të marra nga shërbimi sekret informativ serb në Kosovë, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet në Francë që nga 4 janari këtij viti, vetë ai, ka urdhëruar që në rast të dorëzimit të tij në Serbi, “të vriten e të digjen serbë në Kosovë”.

Më tej thuhet se shërbimi sekret serb është në dijëni se vëllezërit Haradinaj kanë planifikuar sulm nëpër enklava dhe sulm në veri të Kosovës nëse ish-udhëheqësi i UÇK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nga Franca dorëzohet në Serbi.

Ballina e kësaj gazete mbulohet me fotot e vëllezërve Haradinaj dhe me gjoja deklaratat e tyre për sulm e zhdukje të serbëve të Kosovës.

Ultra-nacionalizmi i sëmur serb tash e një kohë është prezent me mediat e tyre duke u munduar të propagandojnë dhe paraprirë trazirave që sipas tyre janë të mundshme.

13042017-1492032354-1157869

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme