Kompania Rajonale e Ujësjellsit “Prishtina”, në këto ditë të nxehta ka bërë thirrje te qytetarët që të kursejnë ujin e pijes.
Sipas një komunikate nga ky institucion, thuhet se në vendet rurale uji për pije po shfrytëzohet për ujitje dhe po keqpërdoret në mënyra të ndryshme.
“Apelojmë te te gjithë konsumatorët qe ujin e pijes mos te përdorin pa nevoje dhe mos te keqpërdorin për qëllime te ndërtimeve, larjes se trotuareve te rrugëve, larjen e makinave dhe ujitjen e kopshteve.Jemi dëshmitar te keqpërdorimeve ne çdo hap nga ana e shumë konsumatorëve te pandërgjegjshëm dhe pa një edukatë se si duhet te sillemi dhe te përdorim ujin e pijes.Keqpërdorimet me te mëdha ndodhin ne vendet rurale(ujitje kopshte dhe kultura bujqësore ne tere regjionin pa dallim) dhe ne qytetet ne lagjet ku kemi banim privat qe kanë zakonisht kopshte”, thuhet në njoftimin e Kompanisë së Ujësjellsit.
Ky është apeli i plotë:
Apelojmë te te gjithë konsumatorët qe ujin e pijes mos te përdorin pa nevoje dhe mos te keqpërdorin për qëllime te ndërtimeve, larjes se trotuareve te rrugëve, larjen e makinave dhe ujitjen e kopshteve.Jemi dëshmitar te keqpërdorimeve ne çdo hap nga ana e shumë konsumatorëve te pandërgjegjshëm dhe pa një edukatë se si duhet te sillemi dhe te përdorim ujin e pijes.
Keqpërdorimet me te mëdha ndodhin ne vendet rurale(ujitje kopshte dhe kultura bujqësore ne tere regjionin pa dallim) dhe ne qytetet ne lagjet ku kemi banim privat qe kanë zakonisht kopshte
Ujësjellësi po bën çmos qe te mbaj furnizimin me ujë 24 për konsumatorët tanë, po kërkesat për konsum qe pjesa dërmuese është keqpërdorim na sjellin ne vështirësi ne disa zona te kemi çrregullim te furnizimit me ujë te pijes. Andaj apelojmë dhe ftojmë te gjithë konsumatorët te na ndihmoj dhe te lajmërojnë rastet e keqpërdorimeve te ujit se me ketë do te ndihmojmë vetvetes qe te kemi një siguri me te madhe ne te ardhmen ne furnizimin me ujë te pijes.
Dy Fabrikat e përuruar sivjet(Shkabaj dhe Badovci) ishin kontribut i te gjithë neve por kjo assesi nuk na jep lluksin te keqpërdorim ujin e pijes e kur dihet se deri te konsumatori uji ka ka një kosto jo te vogël te përpunimit dhe diçka qe duhet te dimi qe sot Liqet janë ne gjendje te mire po me ndryshimet klimatike dhe ekstremet qe sjellin këto ndryshime ne mundemi te te vimi përsëri ne situatën e vitit 2014 kur rezervat ne liqet ishin edhe për 3 muaj. Qe nga nesër do te kemi përsëri vale te nxeht ne territorin ton andaj apleojm qe sa te eshte e mundur te kursejm ujin e pijes qe te kemi te gjithë dhe ti ruajm liqet qe mos te bine ne ramje drastike qe tani perveq prodhimit dhe marrjes maksimale te ujit nga liqeni nje sasi e mire e uji avullohet .
Koha kur do të riciklohen ujërat e zeza do të jetë e afërt, kjo prej faktit të shpërdorimit të ujit të pijshëm. Gjithsesi ka ende kohë që çdokush të ndërgjegjësohet për kursimin e këtij të fundi
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima