Google ADS

Kur përurohej monumenti i Skënderbeut, Ibrahim Rugova i drejtohej turmës (VIDEO)

13:03 | 4 Shtator 2017
Arbresh.info

Në vitin 2001, më 28 nëntor, është vendosur monumenti i Skënderbeut në qendër të Prishtinës. Fjalën e rastit e kishte mbajtur Presidenti Ibrahim Rugova, atëherë ende në cilësinë e kreut të LDK’së.

Në fjalimin e tij Rugova i kishte thënë se shumë gjenerata e kishin ëndërruar një ditë të tillë. Ndërkohë, të premten që shkoi, monumenti i Skënderbeut në Tiranë, ishte mbuluar për të mos u parë nga ata që kanë falur namazin në sheshin “Skënderbej”. Një akt i tillë, i Bashkësisë Islame të Shqipërisë ka nxitur shumë reagime.

Por, në vitin 2001, monumenti i Skënderbeut kishte mbushur sheshin në Prishtinë.

“Shumë gjenerata të mëparshme, si dhe gjenerata jonë e kemi ëndërruar këtë ditë. Gjeneratat e reja fëmijët tani, do të rriten me Skënderbeun, do të rriten me heroin e vet”. Do të ndihen më të qetë edhe dëshmorët e shumë brezave dhe ata të luftës së fundit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Sot Kosova është e lirë, e bën të lirë nipat e tij dhe miqtë e Skënderbeut”, kishte thënë Rugova atë kohë.

Më poshtë mund ta ndiqni të plotë fjalimin e Ibrahim Rugovës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme