Google ADS

Kur mund të tërhiqen 10% e parave nga Trusti

07:56 | 23 Korrik 2020
V. S.

Qeveria e Kosovës të mërkurën ka miratuar Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike nga pandemia COVID-19, raporton arbresh.info.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami tha se përmes këtij Projektligji plotësohen dhe ndryshohen disa ligje të tjera.

Sipas Bajramit, përmes plotësimeve të bëra qytetarëve te Kosovës do t’ju mundësohet tërheqja e kursimeve prej 10 për qind nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

“Autorizohet Fondi Pensional i Kosovës dhe fondet tjera që brenda katër muajve nga hyrja në fuqi e këtij Ligji t’ju mundësohet qytetarëve që t’i tërheqin 10 për qind të kursimeve të tyre pensionale”, tha Bajrami.

Në konferencën për media pas mbledhjes së qeverisë ministrja Bajrami theksoi se sa i përket rimbursimit të mjeteve, qeveria e Kosovës ka vendosur që mos t’i tatimojë, kështu që nuk do të ketë kompensim.

“Në emër të kompensimit ne kemi ndryshuar edhe ligjin, kemi ndryshuar ligjin për të ardhurat personale, pra 10 përqindëshi do të merret bruto. E kemi analizuar edhe mënyrën kompensimit, por ka qenë e pamundur për shkak të shumave të ndryshme të cilat i kanë qytetarët. Pra, nuk do të rimburësohen, e as nuk do të tatohen”, theksoi ajo.

Kryeministri Hoti ka kërkuar nga Kuvendi që të miratojë këtë projektligj që ka të bëjë për rimëkëmbje ekonomike dhe të votohet edhe rishikimi i buxhetit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme