Google ADS

Kur merr fund pandemia? Infektologu Tolaj thotë se pas disa muajsh i kthehemi jetës normale

09:18 | 7 Dhjetor 2020
A Z

Infektologu i njohur, Ilir Tolaj ka thënë se pandemia Covid-19 pritet që të marrë fund në një periudhë më së largu deri në gjashtë muaj. Sipas tij, atëherë qytetarët pritet t’i kthehen jetës normale.

Kështu deklaroi ai në RTV 21, ku mes tjerash theksoi se tani pandemisë veç se i ka ardhur fundi, dhe më së largu për gjashtë muaj, bota do t’i kthehet jetës normale.

“Ne veç se jemi në fund të pandemisë, më së largu 4, 5 ose 6 muaj, sërish do t’i kthehemi jetës normale. Besoj që vaksinimi nuk duhet të ndodhë çdo vit, për shkak se ky virus nuk pëson ndryshime.”, tha Tolaj.

Në fund, ai shtoi se është kundër mbylljes totale apo kufizimeve më të mëdha, pasi që sipas tij ato kanë pasojë të rënda në ekonomi, arsim dhe shëndetin mendor.

Që nga paraqitja e rasteve të para në Kosovë, e deri më tash, numri total i rasteve pozitive është 42.805 raste nga 152.677 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Kohëve të fundit është rritur edhe numri i viktimave nga virusi, duke arritur kështu në 1.106 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 683 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 28.504 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.195.

Të ngjashme