Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) mund të shkojë në veri të Kosovës duke u koordinuar me KFOR-in, e sipas tij, mospërfshirja e FSK-së pas sulmit të fundit në veri ndërlidhet me zotimin e 2013-s.
Ai ka thënë se është në koordinim dhe bashkëpunim me KFOR-in, derisa bëri me dije se pas çdo incidenti në veri ka komunikuar me KFOR-in.
“Në vazhdimësi gjatë çdo incidenti në veri kemi komunikuar me KFOR-in. Edhe më 24 shtator kam kontaktuar me KFOR-in, kam shprehur gatishmërinë që me trupa e njësi të specializuara të mbështesim. Normalisht në momentet kur e vlerësojnë… Nuk ka diçka që ka ndaluar, por thjesht kërkohet një koordinim paraprak”, ka thënë Maqedonci në KTV.
Ministri i Mbrojtjes ka shtuar se edhe pas sulmit të fundit në kanalin e Ibër-Lepencit ka kontaktuar me KFOR-in, e këtë shtoi se e ka bërë edhe kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
“Besoj se kërkesa është diskutuar me kryeministrin, për të mbështetur Policinë dhe KFOR-in për të kryer misionin e tyre në veri. KFOR-i nuk është forcë penguese, por për siguri e stabilitet e një forcë partnere. Me një mandat të NATO-s e s’e konsiderojmë ndalesë faktin se duhet të koordinohemi me ta. FSK-ja është forcë e dizajnuar për të operuar në çdo pjesë të Kosovës. Ne synojmë të bëjmë koordinim paraprak me KFOR-in kur ka nevojë të operohet. KFOR-i ka mandat për t’i ruajtur kufijtë, për të mos lënë rikthimin e forcave okupatore serbe. E nëse KFOR-i vazhdon të tregon seriozitetin në raport me mandatin”, është shprehur ai.
“Kur vlerësohet se ka nevojë për pjesëmarrje, FSK-ja do të jetë atje (në veri) e kjo do të bëhet në koordinim me KFOR-in. Vlerësoj se FSK-ja ka mandat për të operuar në tërë territorin. Kërkesa për koordinim është çështje operacionale, e jo mandati. Nuk vihet në pikëpyetje apo mandati të jetë FSK-ja në veri, në pyetje është aspekti operacional dhe nevoja për koordinim”, ka shtuar ai.
Sipas Maqedoncit, në 2013-n ish-kryeministri Hashim Thaçi ishte zotuar për këtë çështje “jo me dëshirën e tij”.
“Asnjë kryeministër s’do të bënte zotim të njëanshëm, vlerësoj se ka pasur marrëveshje me anë të së cilës është kërkuar të zotohet për mosangazhim të FSK-ja në veri me KFOR-in. Nuk pajtohem që ai zotim të bëhej në atë kohë kur FSK-ja kishte mandat të kufizuar. Vlerësoj se vendi duhet të respektojë zotimin. Ky zotim është bërë në një organizëm ku synojmë të jemi shumë shpejt”, ka shtuar ai.
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë