Dikur kur Janjeva ishte e shtruar në kalldrëm e kocka guri Parisi i sotit ecte në baltë.
Por sot e vetmja çka ka mbetur nga ajo botë janë shtëpitë gjysmë të rrënuara e kalldrëmet e shkapërderdhur.
Qyteza e cila dikur bënte jehonë shkaku i zejeve të vjetra qe ishin përpunimi i metalit krejt çka ka mbetur nga ajo kohë janë gërmadhat e banorë të vjetër të cilët tashmë janë të harruar nga koha.
Kjo është Janjeva e shkollës se parë shqipe, Janjeva e mësuesit të parë, At Shtjefën Gjeçovi dhe patriotëve të tjerë kombëtarë.
Mbijetesa e vetëm nga ajo periudhë është kisha, që gjendet në majë të një kodre në Janjevë.
Një kishë që tregon historitë me pamjen e saj mbresëlënëse brenda.
Nga këtu të duhen vetëm disa minuta ecje dhe zbret në qendrën e qytezës.
Rrugës nuk është e zakonshme të takosh shumë njerëz. Në qendër, shihet numri i paktë i shitoreve dhe kafeneve.
Ata pak banorë të vjetër që kanë mbetur kujtojnë me nostalgji atë kohen e artë të Janjevës.
“Këtu kemi jetua këtu kemi jetua me tregti. Tash shumica kanë shkua në Kroaci. Ka ndrysho shumë atëherë ka qenë vend me banor të shumtë të tanë janë marr me zejtari. Po kujton shumë qysh u mbet tash Janjeva këto toka janë punua tash rinia janë shkua vetëm pleqtë kanë mbet”.
E po me një admirim kujtojnë kohen kur në Janjevë shumica e popullatës punonin ne fabrikën e përpunimit të metalit, Metaliku” që dikur kishte emër në tërë vendin e sot ka mbetur vetëm një kujtesë në mendjen e atyre që jetuan në atë kohë.
“Tash ka mbet shumë i vyshkur s’ka shumë njerëz s’ka as investim as kurrgjë. Komuna na ka lan anash. Ka histori shumë ka miniera e kemi fabrikën e cila ka mbet jashtë përdorimit,. Ne kalojmë mirë mes veti”.
Vendi që ishte i mbushur me gjashtë nacionalitete të ndryshme e ku dominonin ata kroatë, sot në dyert e shtëpive të cilat i kanë rezistuar kohës, kanë mbetur vetëm të moshuarit.
“Kom lind këtu. Kurrgjë s’ka ndryshua Janjeva veç sa u shkatërrua. Koha u kanë atëherë shumë e mirë tash jo. Atëherë kemi jetuar më tok kemi punuara nëpër zejtari të Kroatëve. S’ka as banor tash. Shtëpitë janë të zbrazëta. U kanë kallaballëk ka pas punë kemi punuar u kanë shumë mirë. Çdo shpi ka pas makina të tyre për të punuar më zejtari. Të rit s’punojnë hiq”.
Vendi që ishte i mbush me 6 nacionalitete të ndryshme e ku dominoni ata Kroat, sot në dyert e shtëpive të cilat i kanë rezistuar kohës kanë mbetur vetëm të moshuarit.
Të rinjtë tashmë kanë marrë rrugën e kurbetit. Këtu nuk ka perspektivë për rini andaj dhe qyteza është braktisur thotë një nga ata pak të rijnë që ka mbetur në qytezën e bukur të Kosovës.
“Tash kanë dal shumë janë dal prej Janjevës shkaku i kushteve ekonomike. Të rit veç rrinë, ka pas shumë banor por tash kanë dal shume jon veç 800 banorë. Kemi shkollën deri në klasë të nëntë. Me aq sa di u kanë shumë i zhvilluam se u kanë vendi industri çdo shtëpi ka pas ndonjë mjet për punë”.
Këtu nuk ka perspektivë për rini andaj dhe qyteza është braktisur thotë një nga ata pak të rinj që ka mbetur në këtë qytezë të bukur të Kosovës.
Rrëfimi i atyre pak banorëve që kanë mbetur në këtë pjesë është i trishtë.
“Na jetojmë që nga vitet ’80. Ka qenë shumë i mirë ka pas kroat shumë, çdo shpi e kroatëve në Janjevë e ka pas një zanat. Qytetit i mungon uji s’kemi pas kurrë. Tash mungon gjallnia e rinia. Më shumë rrinë se punojnë këtu banorët. Këtu janë tu iu rrënua shtëpitë “.
Vendi që dikur ishte më i civilizuari sot nuk ka as ujë të pijshëm.
Të harruar nga dora e njeriut e ndoshta edhe nga vetë koha, Janjeva tashmë ka mbetur një kthesë në kohen e lashtë, ndonëse vendi gjendet jo shumë kilometra larg Prishtinës./arbresh.info/
Gazetare: Vlora Selimi
Kameraman: Pajtim Bejtullahu
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...