Kur do t’i hap Kosova kufijtë?

12:52 | 28 Maj 2020
Arbresh.info

Ministri në detyrë, Arben Vitia, së bashku me u.d. të ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, kanë mbajtur një konferencë për media në qendrën e administratës së QKUK-së.

Ministri Vitia është përgjigjur lidhur me hapjen e kufijve tokësorë përkatësisht hapjes së kufirit Shqipërinë, duke thënë se janë në bashkëpunim me IKShPK-në dhe për këtë çështje do të njoftohen të gjithë pas datës 1 qershor kur edhe fillon faza e tretë e masave, raporton Ekonomia Online.

“Ne jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm me IKShPK-në dhe gjitha rekomandimet që na janë dërguar dhe që i kemi marrë masat, mbrëmë në orët e vona kemi marrë vendim për lirimin e disa masave që janë paralajmëruar sot me 28 maj, jemi në përgatitje e sipër të shumë vendimeve tjera që do të merren me 1 qershor kur fillon faza e tretë në bazë të këtyre rekomandimeve dhe për çdo vendim jeni njoftuar me kohë, në momentin që merret një vendim i tillë, patjetër se do ju lajmërojmë me kohë”, tha Vitia

Vitia foli edhe rreth dyshimeve për keqpërdorim të tendereve gjatë pandemisë. Tha se kushdo që zbulon diçka do ta marrë dënimin e merituar.

“Nga fillimi i pandemisë, pra nga kërkesa që kemi bërë për materiale në një situate emergjente të shëndetit publik, ne duke parë nevojën për t’u pajisur me këto pajisje mbrojtëse sidomos për personelin shëndetësorë, kemi kërkuar qysh në ditët e para që Policia dhe Njësia e Krimeve Ekonomike që të vijë të na ndihmojë që çdo keqpërdorim eventual të zbulohet dhe kushdo që zbulon diçka, e marrë dënimin e merituar”, tha Vitia.

Teksa ka folur për lirimin e masave, Vitia tha se lirimi i këtyre masave nuk iu ka paraprijë protestave të Lëvizjes Vetëvendosje, raporton EO.

“Po siç e dini edhe ju me datën 28 maj kur kryeministri Kurti iu është adresuar për kalimin në fazën e dytë, në bazë të rekomandimeve që kemi pasur nga IKSHPK-ja, kemi paralajmëruar edhe një analizë të situatës epidemiologjike me datë 25 maj dhe gjatë këtyre ditëve, ne kemi bërë një analizë që të lirohen disa masa gjatë kësaj faze”.

“Dhe po ashtu nga fillimi i fazës së parë ne kemi thënë se në fazën e dytë dhe të tretë, sipas situatës epidemiologjike do të analizohen disa aktivitete për t’u liruar dhe siç jeni në dijeni disa janë liruar edhe sot dhe nuk ka të bëjë me asgjë tjetër siç pretendon dikush”, tha ai.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme