Në kohën kur po i afrohemi shkurtit, muaj ky që u paralajmërua se do të arrijnë vaksinat e para kundër Covid-19 ende nuk ka një datë konkrete.
Në Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë thonë se Kosova është vonuar për sigurimin e kësaj vaksine. Njëjtë vlerësojnë edhe në Shoqatën e të drejtave të Pacientëve.
Kanë mbetur edhe pesë ditë që të fillojë muaji shkurt kur u paralajmërua nga qeveria në detyrë se do të arrijnë vaksinat e para kundër Covid-19 në Kosovë.
Por deri më tani ende nuk ka një datë konkrete për ardhjen e këtyre vaksinave.
Në Ministrinë e Shëndetësisë nuk kanë dashur të flasin për këtë çështje.
Ndërsa në Federatën e Shëndetësisë thonë se institucionet duhet të veprojnë sa më shpejt që të merret vaksina kundër koronavirusit.
“Kosova veç është vonuar për sigurimin e vaksinës kundër Covid-19 nëse i shohim statistikat në regjion. Shqipëria ka filluar me i marrë, Serbia, Maqedonia sigurisht së shpejti fillon…mos me fol për shtet tjera. Konsiderojmë se jemi vonë”, tha për RTV21 Blerim Syla.
Edhe në Shoqatën për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve thonë se vaksina duhet të vijë sa më shpejt pasi Kosova ka humb shumë njerëz si pasojë e koronavirusit.
Në Kosovë nuk kanë arritur ende as vaksinat e premtuara nga Shqipëria për vaksinimin e personelit shëndetësor.
Në Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë thotë që me vaksinat nga Shqipëria personeli shëndetësor në Kosovë do të vaksinohet në muajin shkurt.
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë