Kur do të vendoset për masën e sigurisë ndaj të akuzuarit të parë të Speciales

18:32 | 24 Shtator 2020
Arbresh.info

Avokati Kushtrim Palushi ka thënë se vendimi për masën e sigurisë ndaj të arrestuarit të sotëm të Speciales pritet të merret brenda 48 orëve.

“Do të vendoset brenda 48 orëve për masën e sigurisë, paraburgim apo arrest shtëpiak. Pas këtij afati, vendimi i panelit, zgjatë dy muaj”, ka thënë ai.

Palushi thotë se brenda një muajii njejti do të dalë para gjyqtarit që të deklarohet për akuzën.

“Ndërkaq brenda 30 ditëve, duhet të dal para gjyqtarit e të deklarohet për akuzën e tij, a deklarohet fajtor apo i pafajshëm. Pastaj fillojnë procedurat e tjera. Synimi i procedurës ligjore nga ZPS, është të zhvillohet procedurë pa vonesa. Me siguri nesër apo pasnesër, ai do të dal para trupit gjykues. Në gjithë këto faza, Z. Mustafa, ka të drejtë ankese”, ka thënë avokati në T7.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme