Google ADS

Kur do të bjerë borë në Kosovë?

17:22 | 12 Nëntor 2018
Arbresh.info

Kosova po vazhdon të përcillet me temperatura të nxehta ani se ka javë që kemi hyrë në stinën e dimrit. Këto masa ajrore pritet që ta përcjellin vendin edhe për disa javë. Eksperti dhe profesori i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, thotë se dimri nuk do të sjellë shumë borë në Kosovë dhe se borë pritet të bije gjatë fundit të nëntorit.

Eksperti dhe profesori i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, ka folur për motin që do të mbretërojë në Kosovë  gjatë stinës së dimrit. Ai për Gazetën Express ka deklaruar se vendi do të vazhdojë të përcillet me temperatura të ngrohta.

“Gjendja sinoptike është nën ndikimin e masave ajrore që kanë ardh nga Afrika Veriore. Kanë veti të ndryshme fizike dhe  gjatë kësaj jave nuk pritet një shkallë e lartë të  kondenzimit deri në fund të javës do të kemi mot relativisht të nxehtë. Mëngjeset do të jenë të ftohta Dhe gjatë kësaj kohe temperaturat mundë të shkojnë deri në 18 gracë celsius”, ka deklaruar Tahirzylaj.

Tutje ai është shprehur se borë në Kosovë pritet që të bije gjatë fundit të nëntorit. Por i8nteniztei i saj nuk pritet që të jetë i madh.

“Bora pritet që të bije diku ka fundi i muajit në vendet- kodrinore malore ku zakonisht janë reshje të intensitetit të dobët. Temperaturat më të larta minimale pritet që të sillen prej 18 deri në – 20 gradë celsius”, ka thënë tutje eksperti i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme