Me ardhjen e temperaturave të larta, vjen edhe rritja e insekteve, të cilat bëhen pengesë për qytetarët.
Për uljen e numrit të insekteve në hapësirat publike në kryeqytet, në fillim të këtij muaji duhet të nis dezisektimi i rrugëve.
Kështu kanë bërë të ditur për Arbresh.info nga Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës.
Megjithatë, nga ky institucionë thonë se nuk ka ndonjë datë të caktuar se kur do nis ky dezinsektim, pasi sipas tyre, fillimi i këtij projekti varet nga kushtet atmosferike.
Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria e Shëndetësisë bënë të ditur se ky projekt, është paraparë që të kryhet në gjashtë faza.
“Projekti është paraparë të kryhet në gjashtë faza me një interval kohor mes tyre prej 7-14 ditë nga dita e përfundimit të fazës paraprake (me mundësi të shkurtimit ose zgjatjes së këtij intervali 14 ditor, varësisht nga situata epidemiologjike)”, thonë nga Drejtoria e Shëndetësisë.
Gjithashtu, sipas Komunës me aparaturat që do të përdoren në këtë projekt synohet zvogëlimi i numrit të insekteve gjatë sezonit të verës.
“Aparatura e cila do të përdoret për këtë aktivitet: gjeneratorët ULV me pick-up ose kamioneta, do të përdoren pajisje adekuate për qasje në ato lokacione e të cilat janë specifikisht të destinuara për këto aktivitete. Me këtë metodë synohet të arrihet efikasitet edhe më i lartë i zvogëlimit të popullacionit të insekteve (mushkonjave, mizave)”, thuhet në përgjigje.
Kurse, në hapësirat urbane do të përdoren pompa motorike të krahut ku do të dezisektohen edhe kontejnerët, deponitë e egra, rrugicat e hapësirat urbane.
“Pompat motorrike LV të krahut do të përdoren për dezinsektimin e hapësirave urbane ku makineritë e mëdha nuk mund të kenë qasje të hynë në ato zona për dezinsektimin e rrugicave, hapësirave urbane me bimë, kontejnerëve të mbeturinave dhe deponive të egra që gjinden në KK Prishtinë etj. Gjithashtu, do të përdorën për hedhjen e solucionit larvicid si ai i lëngshëm i tretshëm po ashtu edhe i granuluar sic parasheh udhëzuesi i aplikimit te tyre”, bënë të ditur DSH.
Pjesë e projektit të dezisektimit përveç lagjeve dhe para-lagjeve do të jenë edhe fshatrat e Prishtinës.
“Do të trajtohet e tërë sipërfaqja e Prishtinës me të gjitha lagjet, para-lagjet dhe zonat. Në këtë projekt do të përfshihen edhe fshatrat: Bërnicë e Epërme, Bërnicë e Poshtme, Bardhosh, Besi, Vranidoll, Teneshdoll, Prugovc, Barilevë, Trude, Lebane, Llukar, Makovc, Mramuer, Mat, Kolovica e re, Prishtina e Re, Shkabaj, Hajvali”, thonë nga Drejtoria e Shëndetësisë së Prishtinës.
Gjithashtu, dezisektimi për pjesët e tjera të kryeqytetit do të bëhet nëse do të jetë indikativë nga ekipi menaxhues në kuadër të hektarëve të planifikuar./Arbresh.info/Ejona Hyseni/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...