Ish Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj, gjatë një interviste televizive kishte akuzuar SHIK-un, organizatë që drejtohej nga Kadri Veseli, për veshje të Haraçit. Haradinaj, partia e të cilit mbrëmë lidhi koalicion me Veselin dhe PDK-në, në nëntor të vitit të kaluar, e kishte quajtur SHIK-un organizatë kriminale dhe të nëntokës.
“Nëse vetëm një fjalë të keqe e ka pasur prej meje, prej familjes time, të shkojnë te vendi t`I denoncojnë…. Nuk do të heshtim, duhet ta kuptoj edhe SHIK-u se i kanë rënë dhëmbët. Populli e ka kuptuar të vërtetën, edhe ajo organizatë kriminale që e ka sunduar vendin në nëntokë, nuk mundet më me spekulime kurse populli i ka qelë sytë. Po e njëjta organizatë është me këso pallavra na kanë lodhur 17 vjet”, kishte thënë Haradinaj ndër të tjera, kur ishte pyetur lidhur me akuzat për harapër haraç. Detaje nga kjo deklaratë mund t`i dëgjoni dhe t`i shikoni në nga minuta e 50-të e kësaj interviste.
https://www.youtube.com/watch?v=3PSam9f52jo
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes
25 vjet pas, sfidat e Institutit për Krimet e Kryera gjatë L...
Yll Limani pas koncertit të parë në Prishtinë: S’kam fjalë, ...
E konfirmon Arteta: Saka mungon për më shumë se dy muaj
Tayna e mbështet Yll Limanin, i shkon në koncert
Hamza i PDK-së: Pensionet e moshës do të rriten 70%