Google ADS

Kur Arbana Xharra e quante Shpend Ahmetin të pa korruptuar (VIDEO)

22:56 | 31 Korrik 2017
M. A.

Në cilësinë e zyrtares së PDK-së, Arbana Xharra dje ka prezantuar disa skema, që sipas saj, dëshmojnë lidhjet klienteliste mes zyrtarëve të Vetëvendosjes dhe grupeve të interesit jashtë VV-së.

Ish gazetarja Xharra dhe ministri Stavileci hodhën mjaft akuza ndaj VV-së, e posaçërisht kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, për qeverisjen komunale në Prishtinë, shkruan Veriu.info.

Mirëpo, në kohën kur ishte gazetare, më saktësisht më 31 janar të këtij viti, Arbana Xharra e kishte përmendur për të mirë Shpend Ahmeti, duke thënë se ai është i pakorruptuar.

Në pyetje e një shikuesi në emisionin “Komiteti” të Berat Buzhalës, se cili prej politikanëve tanë është i pakorruptuar, Arbana Xharra ishte përgjigjur kështu: “Me të gjitha ankesat, problemet dhe dyshimet në mos guximin në momente të caktuara, Shpend Ahmeti mendoj se është i pakorruptuar”.

Ndërsa, kur ishte pyetur se përse nuk foron parti politike, Xharra kishte thënë: “Jo, mendoj se më shumë kam ndikim prej këtij pozicioni që jam, se sa të futem në parti politike, deputete apo ministre”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme