Kuqi prezanton disa projekte për Komunën e Deçanit, reagon Veliu: A ka najsen për Podujevën

09:07 | 30 Tetor 2020
M. A.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Agim Veliu i ka bërë të qeshin  kabinetin e qeverisë Hoti.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuqi po prezantonte disa projekte për t’i futur në projektbuxheti për vitin 2021, shkruan arbresh.info.

Por gjatë prezantimit të tij ra në vesh që shumica e projekteve ishin në komunën e Deçanit, komunë kjo nga vjen edhe kreu i partisë së tij (AAK), Ramush Haradinaj.

E për këtë, Ministri Veliu qe vjen nga Podujeva i tha “ A ka najsen për Podujevën”.

Kjo i bëri të gjithë brenda mbledhjes që të qeshin./arbresh.info/

 

Të ngjashme