Kuptoni vendvotimin tuaj për Zgjedhjet e 11 qershorit

10:31 | 21 Maj 2017
Arbresh.info

Komisioni Qendror Zgjedhor ka vë në dispozicion për të gjithë qytetarët e Kosovës, një link të veçantë online, që mund t’ju shërbejë atyre për votim.

Në linkun e publikuar nga KQZ ju përmes numrit tuaj personal mund të kuptoni vendvotimin tuaj për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit, njofton Klan Kosova.

Po ashtu bëhet e ditur që nëse doni që të ndërroni vendvotimin tuaj, afati për një gjë të tillë është deri më 28 maj 2017.

Për më shumë detaje rreth vendit ku ju do të hidhni votën tuaj, klinoni në linkun e vendosur:

http://eomp.kqz-ks.org/VCChangeRequests/Index

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme