Këshilltari për media i Presidentes së Republikës së Kosovës, Bekim Kupina thotë se struktura të organizuara kriminale, të cilat ndodhen në Listën e Zezë të
SHBA-ve, nëpërmjet satelitëve të tyre përpiqen të shantazhojnë, frikësojnë dhe kërcënojnë deputetë të Kuvendit të Kosovës.
E kjo sipas tij, ndodh të njëjtën ditë kur sulmohen pjetarët e Policisë së Kosovës, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, këta eksponentë të strukturave kriminale po përpiqen të shkaktojnë presion edhe ndaj liderëve institucionalë me qëllim të destabilizimit të vendit dhe krijimit të paqëndrueshmërisë politike.
“Të njëjtën ditë kur sulmohet Policia e Kosovës në veri, struktura të organizuara kriminale, të cilat ndodhen në Listën e Zezë të SHBA-ve, nëpërmjet satelitëve të tyre përpiqen të shantazhojnë, frikësojnë dhe kërcënojnë deputetë të Kuvendit të Kosovës, duke nxitur destabilizim nëpërmjet dezinformimit ”, shkruan Kupina në Facebook
Dezinformimi dhe destabilizimi, sipas tij, janë dy objektiva të Serbisë të mbështetur nga Rusia ndaj shtetit të Kosovës.
“Kosova është interesi ynë jetik, ndaj tendenca që nëpërmjet dezinformimit dhe destabilizimi të rrezikohet stabiliteti politik dhe siguria e vendit kërkon një pakt të të gjithëve kundrejt përpjekjeve të tilla”, shkruan ai./arbresh.info/
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?