Google ADS

Kundërshtohet vendosja e gypave nga Drini i Bardhë në Lugun e Baranit

14:44 | 23 Gusht 2017
M. A.

Pejanët kanë protestuar sot kundër vendosjes së gypave për bartjen e ujit nga Drini i Bardhë në Lugun e Baranit, fshat ky 42 kilometra larg nga burimi i Drinit.

Banorët e fshatrave të afërt me burimin e Drinit po e kundërshtojnë një gjë të tillë, pasi qe sipas tyre Drini po dëmtohet shumë.

Krejt kjo, pasi edhe thatësira e ka bërë të veten dhe Drini ka filluar të shterët, e me bartjen e ujit ne lug të Baranit do të dëmtohej edhe më shumë, shkruan klankosova.

Banorët kanë paralajmëruar ashpërsim të protestave nëse puna nuk ndalet menjëherë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme