Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev për të marrë pjesë në takimin virtual mes liderëve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet të premten.
Në asnjë nga takimet e mbajtura deri më tani në mes Edi Ramës, Zoran Zaev e Aleksandër Vuçiq nuk kanë marrë pjesë nga Kosova.
Meqenëse është takim që do të mbahet në distancë, ia ka lehtësuar kryeministrit Hoti që t’i thotë PO këtij takimi.
Ky takim po shihet si i dëmshëm në aspektin ekonomik nga Lëvizja Vetëvendosje, raporton Arbresh.info.
Deputeti, Agon Batusha për Arbresh.info thotë se Kosova nuk përfiton asgjë nga ky projekt, duke qenë se nuk ka asnjë avantazh në raport me shtetet e rajonit.
“Pjesëmarrja e Kosovës në procesin e Novi Sadit është në dëm të interesave ekonomike dhe politike të vendit tonë. Kosova nuk ka asnjë përfitim nga ky projekt, duke qenë se nuk ka asnjë avantazh në raport me shtetet e rajonit. Në fakt ai është i dëmshëm për vendin, sepse e shndërron Kosovën në vend transit në një zonë ekonomike në të cilën ajo as që mund të konkurrojë.
Batusha ka përmendur marrëveshjen CEFTA për tregti të lirë, ku sipas tij Kosova ka pësuar ekonomikisht e Serbia ka përfituar miliona.
“Shembull për këtë e kemi CEFTA-n, ku Kosova e ka pësuar ekonomikisht, ndërsa Serbia ka përfituar qindra miliona nga eksportet në vendin tonë. Projekte të tilla bashkëpunimi rajonal janë të suksesshme dhe të duhura vetëm atëherë kur janë të leverdishme për të gjitha anëtarët pjesëmarrëse. Ky nuk është një projekt i tillë. Andaj çdo zhvillim në këtë drejtim është jo vetëm i gabueshëm, por edhe i dëmshëm e me pasoja të mëdha ekonomike e politike për Kosovën”, thotë ai.
Endrit Shala nga Nisma thotë se Kosova duhet të marrë pjesë në çdo takim ku është në interes integrimi i shtetit.
“Kosova duhet të marrë pjesë në çdo takim që ftohet e që ka në interes integrimin e Kosovës si shtet”, tha ai për Arbresh.info.
Kujtojmë, se me 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në mes të dy vendeve. Në mesin e 16 pika ishte edhe ajo për “Mini-Shengenin Ballkanik”.
Në bazë të marrëveshjes, Kosova do t’i bashkohet “zonës së Mini-Shengenit”, të shpallur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në tetor të vitit 2019 dhe do t’i shfrytëzojnë plotësisht përfitimet nga ajo.
Në kuadër të marrëveshjes për zonën “Mini-Shengen”, mundësohet mes tjerash edhe zbatimi i lirisë së ofrimit të shërbimeve duke garantuar lëvizshmërinë e bizneseve dhe profesionistëve brenda shteteve të Ballkanit Perëndimor.
“Mini-Shengeni” po ashtu kërkon eliminimin e barrierave tregtare mes shteteve që kanë ndodhur përgjatë viteve./Arbresh.info/
BBC: Aventura e papërsëritshme në lumin e egër të Shqipërisë
Eskalojnë protestat në Tbilisi, 44 të plagosur përfshirë 21 ...
Vullneti shpërthen ndaj Kevinit, pas vendimit për të hequr 1...
Simptomat që mund të tregojnë mungesën e hekurit
Xheneta le me gojë hapur të gjithë: Nëse ma sjellni edhe mu ...
Pse ju dhemb gjuri dhe kyçet në këtë periudhë, a ndikon vërt...