Vetëm edhe dy ditë kohë iu kanë mbetur studentëve kosovarë që të aplikojnë për studime master apo doktoratë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Për dallim prej gjeneratave të kaluara, atyre që aplikojnë sivjet do të iu duhet që ta përmbushin edhe një kusht të ri për tu pranuar. Kushti për njohje të gjuhëve të huaja po kritikohet ashpër, kjo sepse vlerësohet si i kushtueshëm për gjepin e studentëve kosovarë, shkruan Gazeta Express
Edhe pak ditë iu ka mbetur kohë atyre që janë të interesuar që studimet master e doktoratë t’i kryejnë në Universitetin e Prishtinës të aplikojnë në drejtimet që preferojnë. Për dallim nga vitet tjera për ta bërë këtë do të ju duhet të përmbushin edhe një kusht të ri që ka një vit që ka hyrë në fuqi.
Një udhëzim administrativ i lëshuar në vitin 2018-të nga zyra e kryeministrit thotë se secili që aplikon në nivelin master dhe doktoratë duhet të ketë për këtë diplomë të gjuhëve të huaja.
Udhëzimi administrativ për gjuhët e huaja në programin e studimit të ciklit të dytë apo tretë saktëson se kandidatët të cilët aplikojnë duhet të kryejnë testet dhe të kenë njohje të gjuhëve të huaja, anglishtes, frëngjishtes, italishtes apo spanjishtes, sipas kuadrit të përbashkët ligjor evropian referuar gjuhëve.
“Për pranimin në programin e studimeve të ciklit të dytë apo të tretë, kandidati duhet të ketë njohje të gjuhës së huaj, sipas niveleve të CEFRL (kuadrit të përbashkët ligjor evropian referuar gjuhëve). Institucionet e arsimit të lartë, përcaktojnë nivelin e gjuhës, që do të jetë kriter hyrës në programet e studimit të ofruar prej tyre në ciklin e dytë apo të tretë, brenda niveleve të sipërcituara në këtë pikë të këtij udhëzimi”, shkruhet në udhëzim, derisa, tutje saktësohet se këto duhet t’i përkasin një periudhe jo më vonë se 2 vjet nga momenti i lëshimit.
Ky kriter që vlerësohet me 20 pikë nga 100 sa janë gjithsej, po shihet si një pengesë e madhe nga profesorët e Universitetin të Prishtinës, derisa, i njëjti po kundërshtohet edhe nga studentët, që shkaku i këtij kushti po ju pamundësohet që të aplikojnë në studime master.
Lidhur më këtë çështje Gazeta Express ka kontaktuar me ish-deputeten e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavcin që kishte qenë anëtare e Komisionit për Arsim në legjislaturën e fundit. E njëjta ka deklaruar se ka një kohë që po merr ankesa nga studentët për këtë temë.
“Këto dite kemi pranuar ankesa të shumta të studentëve që kanë kërkuar prej neve me e ngritë këtë çështje. Mendoj që është shumë gabim mënyra si është bërë duke parasysh synimi është që gjuha amtare gjuhë shqipe është obligative, e të bëhet kjo në një gjuhë të huaj nuk është e pranueshme. Konsideroj se duhet të kërkohet dhe të ketë njohuri të gjuhës angleze për shkak të studimeve por që të kërkohet një certifikatë e tillë aq më tepër kur janë përcaktu edhe kompanitë ose organizatat që mund të japin certifikatën është ndikim dhe e padrejtë ndaj studentëve që mund të kenë vështirësi edhe sa i përket aspektit material pagesës dhe kohës. Nevojitet që të kalojë një kohë që ata t’i vijojnë ligjëratat që pastaj t’i nënshtrohet vendimit. Mendoj që është shumë gabim dhe duhet të trajtohet shumë më kujdes. Menjëherë pas zgjedhjeve ne do ta trajtojmë këtë çështje”, ka thënë Nagavci.
Ish-deputetja shton se pajtohet që të vazhdohet me praktikat e mëhershme që në teste pranuese të ketë disa pyetje në gjuhë angleze, mirëpo, jo që të lëshohen certifikata që janë të kushtueshme për gjepin e studentëve.
“Sigurisht do të jetë problem, ka shumë studentë që as nuk kanë pasur njohuri më herët për këtë kusht. Pajtohem me praktikat që kanë qenë më herët që të ketë pyetje në gjuhën angleze siç ka qenë më herët sepse të kërkohen certifikata nuk është e drejtë. Dikush mund të ketë vështirësi ekonomike se është e kushtueshme. Kjo e pamundëson një garë të barabartë për studentët”, ka thënë ajo.
Ky kusht që po vlerësohet si i kushtueshëm nga studentët nuk po ju bën shumë përshtypje Ministrisë së Arsimit, tash kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në provimin pranues. Gazeta ka dërguar pyetje për këtë çështje edhe në MASHT, mirëpo, këta të fundit nuk janë përgjigjur.
Të njëjtët rrjedhimisht nuk kanë pranuar që të flasin se a duhet të eksperimentohet me këtë udhëzim administrativ që do të favorizojë Universitetet Private në vend.
Në anën tjetër Bujar Dugolli, dekan i Fakultetit Filologjik kishte deklaruar se fakultetet veçse i kishin testuar studentët për gjuhë të huaj, derisa, konsideron se kjo mënyrë do të jetë vështirë e zbatueshme.
“Frika jonë është që posedimi i letrave dhe dokumentacionit nuk garanton çdo herë se ata njohin këtë gjuhë. Jemi kundër asaj që universitetit t’i pamundësohet testimi i kandidatëve për njohuri të këtyre gjuhëve dhe t’i detyrojmë studentët që të shkojmë nëpër biznese private”, kishte thënë ai.
Parlamenti studentor ndërkaq kishte bërë përpjekje në një mbledhje të senatit që të tërhiqet përfundimisht propozimi A2. Kjo kërkesë e tyre nuk u miratua, derisa, të njëjtët bënë të ditur se të gjithë ata që aplikojnë me certifikatë të nivelit A2 do të kenë përparësi për t’u pranuar. Të tjerët, në rast se pranohen kanë afat që këtë certifikatë ta marrin gjatë vitit akademik, përndryshe, iu pamundësohet hyrja në provime.
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...